08 Janar 2025

Prokuroria me plot akuza për menaxherët e Spitalit të Gjilanit

Gjilan, 7 qershor - Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Besim Guda, akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi dyshohet se një aparat me vlerë prej 55 mijë eurosh e ka paguar pa u testuar nga komisioni pranues i spitalit të Gjilanit.

Ai po ashtu në aktakuzë të ndarë po akuzohet se ka vendosur një kompani në oborrin e spitalit dhe se po e lejon të shfrytëzojë tokën në mënyrë të kundërligjshme, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç Gudës aktakuzë është ngritur edhe kundër zyrtarit ligjor të këtij institucioni Hazir Hazirit.

Dyshimet e prokurorisë janë se Guda dhe Haziri kanë keqpërdorur detyrën zyrtare pasi që kanë lejuar pagesën e një aparature pa u bërë pranimi teknik i mallit.

Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Gjilan. Kryeprokurori Jetish Maloku ka konfirmuar vetëm se është ngritur aktakuzë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)