Portugali, konfirmohen 5 raste të virusit Zika
Lisbonë, 28 janar - Autoritetet portugeze konfirmuan të mërkurën 5 raste të virusit Zika dhe dyshohet se personat janë prekur prej tij në Brazil.
Ministria portugeze e Shëndetësisë risiguroi publikun se situata është nën kontroll dhe rreziqet janë të kufizuara.
Virusi Zika prek njerëzit nëpërmjet mushkonjave të infektuara, por ai nuk përhapet mes njerëzve.
Të infektuarit nga ky virus shfaqin simptoma të temperaturës së lartë, çarje lëkure, dhimbje koke dhe muskujsh.