06 Janar 2025

Përkrahet projektligji për të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë

Prishtinë, 19 prill - Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Naser Osmani,  kryetari i Komisionit, shqyrtoi Projektligjin për statusin dhe të drejtat e personave  paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Gjatë shqyrtimit të  këtij Projektligji ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, i cili para komisionit shprehu qëndrimin e ministrisë.

Ai me këtë rast sqaroi se ky projektligj nuk është i përfshirë në kornizën afatmesme buxhetore të ministrisë, andaj kërkoi që të mos procedohet tutje, deri në rrethana më të përshtatshme të përballimit të kostos së tij buxhetore nga ministria.

Ndaj këtij qëndrimi  reaguan anëtarët e komisionit, të cilët vlerësuan se Qeveria  duhet të jetë më e vëmendshme, para se të sponsorizojë projektligje, të cilat kanë kosto të lartë buxhetore.

Pas debatit, komisioni e përkrahu këtë Projektligj, përfshirë këtu edhe  amendamentet e Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Në këtë mbledhje, komisioni përkrahu po ashtu edhe Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit (funksional) për Punë të Jashtme.

Është shtyrë për mbledhjen e radhës,  ndërkaq, shqyrtimi i  Raportit vjetor financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2015, Raporti financiar  i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2015, Raporti vjetor financiar i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2015, si dhe Raporti vjetor financiar i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2015.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)