Për 9 muaj janë operuar 29 756 pacientë
Prishtinë, 25 nëntor - Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka përmbyllur nëntëmujorin e këtij viti, me numër të konsiderueshëm të shërbimeve shëndetësore të kryera për pacientët në të gjitha njësitë përbërëse.
Për nëntëmujorin e parë, në kuadër të SHSKUK-së, janë kryer 29 756 operacione të ndryshme, me 119 872 pacientë të shtrirë me 645 158 ditë mjekimi.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka pasur 352 820 ditë shërimi për pacientët me 54 664 pacientë të shtrirë , ku nga këta pacientë, 16 704 janë operuar.
Në QKUK, gjatë muajit Janar-Shtator 2015, u kryen 287 560 vizita ambulantore për pacientë dhe 623 568 ishin shërbime të veçanta apo diagnostike, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike ishin 763 768, për 221 346 pacientë.
Qendra Klinike Universitare Stomatologjike, ka kryer 256 904 shërbime, ku 43 743 janë kryer si vizita të para ose vizita kontrolluese. Ka pasur 213161 shërbime tjera të veçanta
Në shtatë Spitalet e Përgjithshme të Kosovës që janë nën menaxhim të SHSKUK-së, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Prizren dhe Pejë, kanë qenë të shtrirë 65 208 pacientë të shtrirë me 292 338 ditë shërimi, me 13 052 operacione, ndërsa janë kryer 1 049 754 shërbime laboratorike për 98 702 pacientë.
Qendrat Profesionale të Shëndetit Mendor me 8 njësi në të gjithë Kosovën, janë kryer 78 606 vizita ambulatore dhe qëndrime ditore, ndërsa ka regjistruar 28 187 shërbime tjera të veçanta.
Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, gjatë nëntëmujorit të parë 2015, regjistron 19 701 vizita ambulantore, me 76936 shërbime laboratorike për 5450 pacientë dhe 28 187 shërbime të veçanta.
Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Sportive gjatë nëntë muajve të parë ka kryer 14805 shërbime specialistike.