05 Janar 2025

Oda e Infermierëve shënoi një vjetorin e themelimit

Prishtinë, 22 janar - Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor të Republikës së Kosovës mbajti sot në Prishtinë Kuvendin e saj të VI-të dhe, gjithashtu, zhvilloi edhe një takim ceremonial me rastin e një vjetorit të themelimit të saj.

Këtë kuvend, përkatësisht një vjetorin e themelimit të OIK-ut, e përshëndeti Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani  si dhe mysafirë nga Oda e Infermierëve të Republikës së Shqipërisë; Maqedonisë; Polonisë; Kroacisë; e Sllovenisë, e gjithashtu edhe përfaqësuesit e Odave të tjera të Kosovës: nga Oda e Mjekëve, Stomatologëve, Farmacistëve  dhe Fizioterapeutëve.

Ministri Imet Rrahmani tha se OIK si organizatë e pavarur që mbron dhe prezanton interesat profesionale të anëtarëve të saj; ka treguar pjekuri në organizimin e saj, ndërkohë që në periudhën e ardhshme, ajo, me fuqizimin dhe marrjen e kompetencave, do të jetë në gjendje të promovojë në mënyrë aktive dhe të mbrojë veprimtarinë e profesionistëve shëndetësorë që i përfaqëson.

Në këtë aspekt, Ministri Rrahmani, tha se bartja e përgjegjësive do të ndodh në mënyrë graduale, ndërsa Ministria do ta ndihmojë OIK-un në këtë proces, sikurse edhe odat e tjera duke krijuar kushte për punën e tyre, duke i bartuar gradualisht kompetencat dhe duke fuqizuar rolin e Odave, që liron nga shumë përgjegjësi Ministrinë.

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tash ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjithashtu përshëndeti Kuvendin e OIKut duke i përgëzuar anëtarët e saj për punën e bërë. Ai tha se procesi i themelimit të odave ka qenë një organizim i ri brenda sistemit shëndetësor, i cili fuqizon rolin e profesionistëve brenda shëndetësisë dhe gradualisht do të ndihmojë që shëndetësia të ngritet në nivelin më të lartë.

Naser Rrustemaj, kryetar i OIK-ut ka përshëndetur të pranishmit duke prezantuar njëkohësisht një raport për punën një vjeçare të Odës, ku shquhet formimi me kohë i të gjitha organeve të saj, si dhe zhvillimi i një sërë aktivitetetesh me qëllim të forcimit të OIK si  organizatë e pavarur që mbron dhe prezanton interesat profesionale të anëtarëve të saj.

Ai tha se për një vit, Oda përveç themelimit të saj dhe konstitumit të gjitha organeve, ka arritur që të zhvillojë aktivitete të shumta brenda mandatit të saj, të zhvillojë bashkëpunim të mirë me Urdhërin e Infermierëve të Shqipërisë me të cilët është nënshkruar edhe Marrëveshje bashkëpunimi; me Odën e Kroacisë e Polonisë si dhe janë realizuar disa vizita pune, pjesëmarrje në konferenca të ndryshme vendore e ndërkombëtare, etj.

\"Sfidat e radhës lidhen me fuqizimin e Odës, marrjen e kompetencave dhe ushtrimin e tyre sipas ligjit; fuqizimin e rolit të infermierëve në sistemin shëndetësor dhe përgatitjet për shënimin e Javës së Infermierisë 2016; zhvillimin e  trajnimeve profesionale, promovimin dhe mbrojtjen e  veprimtarisë së profesionistëve shëndetësorë dhe rolit të OIK\", tha Rrustemaj.

Në këtë Kuvend, OIK prezantoi, diskutoi dhe miratoi Planin e punës për vitin 2016, të cilin e prezantoi znj. Fekrije Hasani- Kryetare e Këshillit Drejtues të OIK, ndërkohë që takimi është përmbyllur me pjesën ceremoniale që ka shënuar një vjetorin e themelimit të OIK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)