05 Janar 2025

OBSH: Zika, shkak i mundshëm i defekteve të lindjes

Gjenevë, 29 janar - Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se virusi Zika, që shihet si shkak i mundshëm i defekteve të rënda të lindjes, po përhapet me shpejtësi në kontinentin Amerikan dhe mund të prekë më shumë se katër milionë njerëz.

Organizata thotë se virusi që bartet nga mushkonjat, u pa fillimisht si një rrezik i vogël tek njerëzit, por ai po shndërrohet me shpejtësi në një kërcënim publik me \"përmasa alarmante.\"

Drejtoresha e Përgjithshme e agjencisë shëndetësore të OKB-së, Margaret Chan, tha se virusi Zika u zbulua në Ugandë në vitin 1947, por që atëherë është përhapur në të gjithë botën dhe se vitet e fundit prania e tij është lidhur me komplikacione neurologjike.

Mijëra gra shtatzëna të infektuara me këtë virus kanë lindur foshnje me aftësi të kufizuara që kanë çuar deri në vdekjen e fëmijës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)