OBSH: Zika anomali edhe në tru
Pasi kanë mbledhur të gjitha provat që nga muaji mars, OBSH tha se me shumë gjasa virusi është shkaktar për sindromën Guillain-Barré.
Çrregullimet neurologjike kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me Zikën.
Ekipet shkencore kanë bërë një punë të madhe edhe në diagnozën e virusit, vaksinën parandaluese, si edhe për trajtimet pas diagnostifikimit.
Më herët OBSH e ka cilësuar Zikën një emergjencë globale, pasi virusi është i përhapur.
Zika madje po vazhdon të infektojë vende të reja, ashtu sikurse Azia Juglindore. Lidhja midis Zikës dhe mikrocefalise u përfol për herë të parë vjeshtën e kaluar në Brazil, ku vendi ka konfirmuar më shumë se 1.800 raste.
Shumica dërrmuese e njerëzve të infektuar me Zika nuk kanë simptoma të rënda, madje rreth 80 për qind e tyre nuk kanë fare simptoma. Ato shfaqen me temperaturë të lehtë dhe skuqje të syve.