05 Janar 2025

OBSH sot mban një takim urgjent për virusin Zika

Gjenevë, 1 shkurt - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të mbajë sot një takim urgjent për virusin Zika, pasi drejtori i agjencisë tha se virusi i bartur nga mushkonjat po përhapet me një ritëm alarmant.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se nga virusi mund të preken miliona njerëz në kontinentin Amerikan, ku zyrtarët kanë filluar të përdorin teknika konvencionale dhe jo-konvencionale për ngadalësimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit Zika, që thuhet se shkakton difekte tek foshnjet e porsalindura.   

Gjatë takimit në Gjenevë do të shqyrtohet shpërthimi i virusit në Amerikën Qendrore dhe Jugore, i cili shkakton defekte në lindje dhe probleme neurologjike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se virusi, i cili lind nga mushkonja, është duke lëvizur nga “një kërcënim i butë në një me përmasa alarmante”.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i paralajmëron gratë shtatzëna të mos udhëtojnë në zona ku Zika ka përmasat e epidemisë, si në Brazil, ku janë dokumentuar mijëra raste të dyshuara të virusit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)