OBSH shpall përfundimin e epidemisë së Ebolës në Sierra Leone
Freetown, 8 nëntor - OBSH-ja shpalli të dielën nëpërmjet një deklarate përfundimin e përhapjes së virusit të Ebolës në Sierra Leone, duke e bërë këtë vend të dytin në Afrikën Perëndimore, që del nga epidemia vdekjeprurëse.
Sipas rregullave të OBSH-së, përfundimi i epidemisë së Ebolës deklarohet kur nuk ka raste të reja të infektuara në 42 ditë.
Ndërsa, në deklaratën e së shtunës thuhet se kanë kaluar 42 ditë nga regjistrimi i pacientit të fundit me Ebola në Sierra Leone që rezultoi negativ. OBSH-ja përshëndeti arritjen e qeverisë dhe të popullit të Sierra Leone-s.
Ndërkohë, OBSH-ja deklaroi se Ebola ka dëmtuar rëndë familjet, sistemin higjeniko-shëndetësor dhe strukturën ekonomiko-shoqërore të Sierra Leone-s, duke shtuar se duhet kohë që vendi t\'i rikthehet normalitetit.