OBSH: Salsiçet dhe proshuta janë klasifikuar si kancerogjene
Mëtutje, OBSH ka shpallur sot se ushqimi me mish të kuq në përgjithësi me gjasë shkakton sëmundje të njejtë.
Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime të Kancerit, me seli në Paris, që është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka raportuar se mishi i përpunuar do të vendoset në listën e grupit 1, ku tashmë përfshihen kancerogjenet, siç janë cigaret, azbesti dhe tymi i naftës.
Mishi i kuq, ku përfshihet ai i lopës, i qengjit dhe i derrit, është vendosur në grupin 2B si kancerogjen i mundshëm.
Ky klasifikim reflekton faktin se ka dëshmi të kufizuara se mishi i kuq e shkakton kancerin.
Ky raport ishte i bazuar në një material, ku janë shqyrtuar më se 800 studime për lidhjet ndërmjet ushqimit me mish dhe kancerit.