06 Janar 2025

OBSh: Emigrantët në Europë, të rrezikuar nga tuberkulozi

Prishtinë, 18 mars - Zyra Rajonale për Europën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) ka paralajmëruar se njerëzit nga grupet më të rrezikuara në Europë, duke përfshirë emigrantët dhe refugjatët, janë më të kërcënuarit nga tuberkulozi.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarriç u shpreh të enjten në një konferencë shtypi se OBSh-ja ka vënë në dukje se, për shkak të kushteve të jetesës të grupeve më të rrezikuara, tuberkulozi shpesh diagnostikohet vonë, prandaj është më e vështirë që këta njerëz të marrin mjekim të plotë.

\"Deri tani nuk është përcaktuar se ekziston një lidhje sistematike ndërmjet migrimit dhe transmetimit të tuberkulozit.\"

\"OBSh-ja thekson se tuberkulozi nuk duhet të përdoret si një arsye për të mos pranuar një refugjat apo emigrant,\" tha Dujarriç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)