OBSH: Ebola, jo më emergjencë e shëndetit publik
Megjithatë gjatë kësaj deklarate, Drejtorja e Përgjithshme e OBSH-së Margaret Chan tha se vendet në Afrikën Perëndimore duhet të jenë të përgatitura për çdo rast.
\"Shpërthimi i virusit vdekjeprurës nuk është më një emergjencë ndërkombëtare e shëndetit publik. Megjithatë, nevojitet një nivel i lartë vigjilence dhe mundësi përgjigjeje për t\'u siguruar që vendet kanë aftësi të parandalojnë rastet e infektimit me këtë virus.\"
OBSH-ja tha se Guinea, Liberia dhe Sierra Leone kanë përmbushur kriteret për konfirmin e përfundimit të Ebolës, që shpërtheu në vitin 2013 dhe u mori jetën 11 mijë vetëve e infektoi 28 mijë të tjerë.