06 Janar 2025

OBSH do të vazhdojë të mbështes edhe më tej Kosovën

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim ekspertin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Kopenhagë, dr. Martin Weber , të shoqëruar nga shefi i OBSh-së në Kosovë Skënder Syla  me të cilët biseduan për bashkëpunimin midis OBSh-së dhe MSh-së në projekte të ndryshme në shëndetësi, në veçanti në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani ka falënderuar Zyrën e OBSh-së për mbështetjen e vazhduar në arritjen e shumë objektivave shëndetësore, duke vlerësuar kontributin e dhënë sidomos në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Në këtë takim, Weber ka njoftuar Ministrin me përmbylljen e suksesshme të projektit të nxjerrjes së librit të xhepit për shërbimet shëndetësore për fëmijë, duke e vlerësuar lart kontributin e profesionistëve shëndetësor kosovarë dhe entuziazmin e tyre për të kontribuar më tej në fuqizimin e shërbimeve për nëna dhe fëmijë.

Zyra e OBSH-së në Kopenhagë, ka theksuar Weber, do të vazhdojë të mbështes edhe më tej Kosovën në trajtimin e çështjeve shëndetësore, duke e vlerësuar gjithashtu partneritetin e mirë deri tani.

Ministri Rrahmani nga ana e tij e ke njoftuar ekspertin e OBSh-së edhe me projektet e tjera që janë në vijimësi që kanë të bëjmë me përmirësimin e kujdesit dhe të infrastrukturës për shërbimet shëndetësore në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, ndërkohë që ka shprehur gatishmërinë e MSh-së për të shtyrë para projekte të reja.

Dr. Skënder Syla, shefi i OBSh-së në Kosovë, e ka vlerësuar përfundimin e projektit për librin e xhepit për shërbimet pediatrike në Kosovë dhe ka thënë se ai mund të jetë një bazë e mirë për protokollet dhe udhërrëfyesit klinikë që do të hartohen në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Në takim është vlerësuar se bashkëpunimi i mirë midis OBSH-së dhe MSh-së deri tani, është një bazë e mirë që partneriteti të vazhdojë edhe në të ardhmen, përfshirë edhe fusha të tjera shëndetësore.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)