Njoftohen me sfidat në shëndetësi
Kaçanik, 13 nëntor - Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kaçanikut, Diana Reka e shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Nejazi Ilazi kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Bob të kësaj komune.
Reka e Ilazi gjatë kësaj vizite janë njohur për së afërmi me punën dhe sfidat me të cilat përballet Qendra e Mjekësisë Familjare në Bob. Drejtoresha Reka bashkë me drejtorin e QKMF-së kanë përcjellë edhe punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e një aneksi të objektit dhe rrethoja.