09 Janar 2025

Nënshkruhet marrëveshja për akreditimin e specializimit të mjekësisë familjare

Prishtinë, 17 nëntor - Në vazhdën e implementimit të reformës shëndetësore  në Kosovë si dhe përpjekjeve të Ministrisë së  Shëndetësisë për të përmirësuar cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore, me theks të veçantë ne implementimin e konceptit të Mjekësisë familjare, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani nënshkroi sot në Londër me Presidentin e Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe (RCGP),Terr Kemple,  Marrëveshjen e Mirëkuptimit për akreditimin e Programit specialistik të Mjekësisë Familjare në Kosovë nga ana e këtij kolegji.

Marrëveshja e nënshkruar me mandat 5 vjeçar, që është e treta në mes të MSh-se dhe Kolegjit Mbretëror të Mbretërisë së Bashkuar të Anglisë, siguron vazhdimësinë e akreditimit ndërkombëtar të Mjekësisë në Kosovë edhe për pesë vjetët e ardhshëm dhe paraqet një mundësi tjetër për ndërkombëtarizimin e mjekësisë familjare të Kosovës,  si një ndër programet specialistike të para të akredituara ndërkombëtarisht si dhe mundësinë që ky program të promovohet në programet e tjera specialistike.

Marrëveshja e mirëkuptimit parasheh një numër objektivash që lidhen me rishikimin e komponentëve akademikë të Kujdesit Parësor Shëndetësor;  përditësimin e plan-programit për programin e specializimit për mjekët familjarë në Kosovë, në përputhje me standardet ndërkombëtare për shkollimin mjekësor dhe që mund të vlerësohen sipas standardeve të anëtarësisë ndërkombëtare në RCGP (MRCGP (INT)); mbështetjen e QZHMF-në për rritjen e cilësisë së shkollimit dhe ofrimin e shërbimeve të mjekësisë familjare si dhe mbështetje QZHMF-së për të fuqizuar bashkëpunimin rajonal dhe për të promovuar programin e specializimit në mjekësi familjare të Kosovës si në nivel të brendshëm, ashtu edhe të jashtëm.  

Aktivitetet e ndërlidhura me nënshkrimin e Marrëveshjes, përkatësisht me akreditimin ndërkombëtar financohen nga Qeveria e Luksemburgut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)