06 Janar 2025

Ndihmojnë pacientët kosovarë që trajtohen në Itali

Prishtinë, 16 mars - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Shoqata Humanitare”AVSI”-Guariamoli nënshkruan sot  Marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të përkrahjes së trajtimit të pacientëve- fëmijëve kosovar në Itali.

Përmes Marrëveshjes së nënshkruar nga Ministri Imet Rrahmani dhe Marash Kukeli, Përfaqësues Përgjegjës për Kosovë i AVSI-Guarimoli, kjo shoqatë do t’i ofrojë Ministrisë së Shëndetësisë asistencë për pacientët, përkthimin, përgatitjen e dokumenteve, shoqërimi në ambasadë për vizë, sigurimin e trajtimit të fëmijëve dhe të sëmurëve të tjerë në Spitalet e ndryshme të Italisë pa pagesë ose me pagesë të reduktuar.

Ministri Rrahmani ka falënderuar Shoqatën AVSI për ndihmën që deri tash u ka ofruar pacientëve kosovarë të trajtuar për sëmundje të ndryshme në Itali, ndërkohë që ka vlerësuar se aktivitetet e bashkëpunimit do ta kenë për qëllim mbështetjen e pacientëve me qëllim të lehtësimit të marrjes nga ana e tyre të shërbimeve mjekësore në Itali për ato sëmundje që nuk mund të trajtohen në tërësi në Kosovë.

Nga viti 2011 e këtej, në Itali janë trajtuar përmes Ministrisë rreth 150 raste të ndryshme, prej të cilave pjesa më e madhe e tyre falas, falë bashkëpunimit me autoritetet shëndetësore italiane të niveleve të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)