08 Janar 2025

MSH vazhdon përkrahjen e Odave të profesionistëve shëndetësor

Prishtinë, 04 tetor - Në kuadër të bartjes së përgjegjësive dhe funksionalizimit të Odave të profesionistëve shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Kryetarja e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, Dafina Ibrahimi-Kaçuri nënshkruan edhe 16 licenca të fizioterapeutëve, në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të përbashkëta të MSH-së dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor për licencim.

Nënshkrimi i licencave krahas Ministrit dhe Kryetarit të Bordit për licencim të profesionistëve shëndetësor edhe nga kryetari i Odës së Fizioterapeutëve dëshmon për vendosmërinë e MSH-së në implementimin e Ligjit për Odat e profesionistëve shëndetësor dhe reformës në shëndetësi, pjesë e së cilës është edhe bartja e kompetencave graduale nga MSh-ja te Odat e profesionistëve të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të përkrah në forma të ndryshme Odat deri në pavarësimin e tyre të plotë, që synohet të arrihet deri në janar të vitit 2017.

Bartja e kompetencave nga MSh te Odat ka filluar me vendim të Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, nga 1 korriku i vitit 2016 dhe deri tash, në kompetenca të odave kanë kaluar çështjet etike, edukimi i vazhduar profesional, ndërsa licencimi dhe ri-licencimi do të vazhdojë të jetë deri në fund të vitit kompetencë e përbashkët e MSh-së dhe Odave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)