08 Janar 2025

MSh filloi procesin e ri-licencimit të profesionistëve shëndetësor

Prishtinë, 9 qershor - Ministria e Shëndetësisë filloi sot ri-licencimin e profesionistëve shëndetësor.

Ndarja e licencave për të ri-licencuarit e parë është bërë nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i cili vlerësoi se ky është një moment i rëndësishëm për faktin se një proces i tillë po fillon për herë të parë pas luftës nga Ministria.

Ministri Rrahmani tha se licencat e para janë dhënë në maj të vitit 2001, dhe se prej atëherë nuk ka pasur më proces të ri-licencimit, ndërkohë që theksoi se MSH, me trupat e saj dhe bashkëpunëtorët e saj nga institucionet kanë bërë punë të madhe për ta filluar këtë proces sipas standardeve më të larta.

“Ministria e Shëndetësisë ka një strategji për vazhdimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm, e cila do të pasohet me një program të ngjeshur të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) për të gjitha profilet në bashkëpunim me Odat e profesionistëve shëndetësor”, tha Ministri Rrahmani.

Ai theksoi se MSh-ja dhe Odat do të ofrojnë kushtet dhe mundësitë optimale për të gjitha profilet profesionale në procesin e programit për të arritur pikët gjatë EVP-së, duke organizuar programe intensive të edukimit të vazhduar, ndërsa ata profesionistë shëndetësorë të cilët nuk do të mund të plotësojnë kushtin për licencim do t’i nënshtrohen provimit profesional për verifikim të kompetencës profesionale.

Procesi i ri-licencimit do të vazhdojë prej sot e tutje, ndërsa hapja e këtij procesi u bë në mënyrë simbolike me ri-licencimin e 35 profesionistëve të parë nga tre nivelet e kujdesit shëndetësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)