08 Janar 2025

MSh e OBSh diskutojnë për projekte bashkëpunimi në shëndetësi

Prishtinë, 20 qershor - Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti sot në takim ekspert të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Elke Jakubowski Këshilltare e lartë, Zyra e OBSH Rajonale për Evropën dhe  Dr. Neville Calleja, konsulent i OBSh-së, të shoqëruar nga Dr. Ardita Tahirukaj zyrtare e OBSh-së në Kosovë, me të cilët biseduan për bashkëpunimin midis OBSh-së dhe MSh-së në kuadër të reformës në shëndetësi.

Zëvendësministri Sadiku ka falënderuar Zyrën e OBSh-së për mbështetjen e vazhduar që po jep për shëndetësinë në Kosovë.

Ai i ka njoftuar ekspertët, me gjendjen momentale të shëndetësisë në Kosovë si dhe me hapat që janë ndërmarrë nga MSh-ja në zbatimin e strategjisë bazuar në reformën e shëndetësisë.

“MSh është e interesuar që shtyjë para projektet prioritare të parapara edhe në strategjinë sektoriale të shëndetësisë të  cilat lidhen direkt me reformën në shëndetësi, për zbatimin e të cilave përkrahja nga OBSh është më se e nevojshme”, ka thënë Zëvendësministri Sadiku.

Ekspertët e OBSH-së, kanë njoftuar se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë është  për të ndihmuar MSh-në, në vlerësimin e gjendjes aktuale të zbatimit të reformës në strategjinë e shëndetësisë dhe të ofrojë rekomandime  për të përshpejtuar më tej zbatimin e kësaj strategjie.

Derisa, ata e kanë vlerësuar partneritetin e mirë deri tani me MSh-në, duke theksuar se mbështetja do të vazhdojë edhe më tej për Kosovën në trajtimin e çështjeve shëndetësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)