MSh dhe MPB diskutojnë për zbatimin e Strategjisë kombëtare kundër narkotikëve
Prishtinë, 12 janar - Zëvendësministrat e Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme, z. Izet Sadiku dhe z. Nehat Mustafa, biseduan sot për fuqizimin e aktiviteteve të dy ministrive respektive në zbatim të Strategjisë Kombëtare kundër narkotikëve dhe Planin e Veprimit 2012-2017.
Në këtë takim, Zëvendësministi Sadiku, e ka njoftuar Zëvendësministrin Mustafa lidhur me aktivitetet e zbaatuara nga MSH-ja që dalin nga kjo Strategji dhe që kanë të bëjnë me parandalimin e abuzimit me substabnca narkotike si dhe trajtimin, përkatësisht detoksikimin e pacientwve me metadon.
Zëvendësministri Mustafa tha se MPB dhe MSHhkanë rol të rëndësishëm në zbatimin e kësaj Strategjie, kurse MPB do të përpilojë deri në fund të muajit janar Raportin e aktiviteteve të zbatuara që dalin nga kjo strategji nga subjektet bartëse të tyre.
Ishte konkludim i takimit të mbajtur në MSh se të dy ministritë duhet ti fuqizojnë aktivitetet që dalin nga Strategjia duke qenë që janë bartëse të shumë prej tyre.