06 Janar 2025

MSh dhe Agjencioni italian bisedojnë për projekte në shëndetësi

Prishtinë, 21 prill - Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti sot në takimin e përfaqësues të Agjensionit Italian për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ku diskutuan rreth \"Projektit mbështetës për shëndetësinë në Kosovë\" dhe fuqizimit të mëtutjeshëm të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare;  fuqizimin e resursve profesionale aty dhe luftimin e infeksioneve brenda spitalore në Kosovë.

Zëvendësministri Sadiku ka falënderuar Agjencionin italian për angazhimin dhe mbështetjen dhënë shëndetësisë kosovare.

Ai ka theksuar se MSh është duke punuar në drejtim të ngritjes së kapaciteteve në Klinikën e Kardiologjisë dhe të Kardiokirurgjisë dhe se “fillimi i ofrimit të shërbimeve që nisën në tetor të vitit të kaluar dhe angazhimet që ky shërbim po i jep në vazhdimësi janë hapa shumë të rëndësishëm, si në aspektin e ruajtjes së shëndetit të qytetarit ashtu edhe të kursimit të buxhetit të Kosovës”.

Në vazhdim të takimit janë analizuar arritjet e projektit, që nga takimi i fundit i Komitetit Drejtues si dhe janë diskutuar edhe ide dhe mundësi bashkëpunimi të reja, me qëllim të realizimit sa më të mirë të tij, ku rëndësi të veçantë ju dha fillimit të procedurave për realizimin e pjesës së projektit të mbështetjes së Klinikës së Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë me pajisje mjekësore.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)