06 Janar 2025

MSH, ATK, BQK dhe Thesari harmonizojnë premiumet shëndetësore

Prishtinë, 4 prill - Me qëllim të hartimit të proceseve biznesore për Sistemin e Informimit Shëndetësor për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Agjensioni i Financimit të Shëndetësisë ka mbajtur punëtori me pjesëmarrje edhe të zyrtarëvë të Administratës Tatimore të Kosovës, Bankës Qendrore të Kosovës dhe zyrtarëvë të Thesarit, në të cilën është hartuar struktura e procesve biznizore të nevojshme për fillimin e mbledhjes së premiumeve shëndetësore.

Në këtë punëtori, zyrtarët e institucioneve që janë pjesë e procesit të mbledhjes së premiumeve  (kontributeve)  për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, kanë diskutuar, propozuar dhe dizajnuar hapat që duhet ndërmarrë para se të fillohet me mbledhjen e kontributeve.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka vlerësuar se koordinimi midis të gjithë të përfshirve në këtë proces është i rëndësisë së veçantë, ndërkohë që ka theksuar se përkundër pritjeve të mëdha, mbledhja e kontributeve do të fillojë vetëm atëherë kur të jenë harmonizuar të gjitha punët, për të garantuar proces të suksesshëm.

“Presioni është i madh për shkak të pritjeve të mëdha që kanë krijuar, por ne duhet të jemi të kujdesshëm që skema e sigurimeve shëndetësore të fillojë atëherë kur garantohet qëndrueshmëri dhe sukses”, tha Ministri Rrahmani.

Në këtë punëtori, është përgatitur edhe një draft- platoformë midis MSh-së dhe ATK-së për komunikimin, përkatësisht informimin paraprak dhe me kohë të publikut për premiumet shëndetësore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)