08 Janar 2025

Mjekë amerikanë interesohen të ndihmojnë shëndetësinë e Kosovës

Prishtinë, 13 qershor - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot një ekip të specialistëve të fushave të ndryshme mjekësore dhe vullnetarëve amerikanë,  të cilët të udhëhequr nga organizata “Kosovo Hope” dhe drejtori i saj për Kosovë Berat Gegaj po qëndrojnë në Kosovë.

Ata janë njoftuar nga Ministri Rrahmani me proceset që janë duke u zhvilluar në shëndetësi, gjendjen e përgjithshme dhe nevojat specifike që i ka sektori shëndetësor i Kosovës.

Duke e vlerësuar lart gatishmërinë e kësaj organizate që të kontribuojë për nevojat e shëndetësisë në Kosovë dhe ndihmë që deri tash ajo ka ofruar qoftë përmes ndihmës në binjakëzimin e qyteteve të ndryshme me qytete amerikane, qoftë përmes ndihmës dhënë studentëve dhe mjekëve kosovarë për të ndjekur specializime të ndryshme në SHBA, Ministri Rrahmani tha se ndihma për ngritjen e disa shërbimeve shumë të nevojshme shëndetësore dhe për edukimin e vazhduar profesional të mjekëve kosovarë, janë fusha konkrete ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Ai ka shprehur gatishmërinë e MSh-së për të zhvilluar projekte konkrete të bashkëpunimit, me theks të posaçëm specializimin e mjekëve, fushën e kardio-kirurgjisë pediatrike, toksikologjisë, sëmundjet e rralla gjenetike, etj.

Ekipi nga SHBA që përbëhet prej më shumë se 20 specialistëve të fushave të ndryshme, gjatë qëndrimit disa ditor në Kosovë do të vizitojë institucione të ndryshme politike shëndetësore të vendit, disa zona rurale në Kosovë, në mënyrë që në fund të vizitës, të ketë një pasqyrë të qartë se ku do të mund të ndihmohet në shëndetësinë e Kosovës.

“Deri tash fokusi ka qenë më shumë në fushën e edukimit, ndërsa në vitin 2017, planifikojmë që të fokusohemi me ndihmë për sektorin shëndetësor”, tha drejtori i “Kosova Hope”, Berat Gegaj.

Ekipi nga SHBA, me vete ka sjellë edhe një donacion me barna dhe material shpenzues për nevoja të institucioneve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)