05 Janar 2025

Me 20 shkurt fillon java e shëndetësisë së Turqisë në Kosovë

Prishtinë, 2 shkurt - Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Turqisë,  nga data 20 deri më  28 shkurt mbahet java e  shëndetësisë së Turqisë në Republikën e Kosovës.

Ekspertë nga Turqia vizitat mjekësore dhe operacionit do t\'i kryejnë në  QKUK, në koordinim me drejtorët e klinikave përkatëse dhe mjekët specialistë të klinikave.

Me vendim të Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani,  është formuar grupi koordinues i cili do të bëjë koordinimin e aktiviteteve  përkatëse lidhur me  realizimin e programit të  javës shëndetësore në periudhën prej 20 shkurt deri më 28 shkurt 2016.

Grupin punues do ta udhëheqë dr. Kadir Hyseni, Zëvendësministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, përderisa grupi përveç tij,  përbëhet edhe nga 12 anëtarë të tjerë.

Grupi punues ka mbajtur takimin e parë ku nga kryesuesi është informuar në lidhje me fushat në të cilat do të vijnë ekspertët nga Turqia, të cilët po ashtu, pritet të sjellin disa paisje dhe material shpenzues.

Ekspertët më eminentë nga Turqia që do të vijnë në Kosovë janë nga fusha e  kardiologjisë, kardiokirurgjisë së të rriturve dhe fëmijëve, anestezionit dhe mjekimit intensiv, kirurgjisë së fëmijëve, obstetrikës me gjinekologji, kirurgjisë plastike dhe rekonstruktime, urologjisë, kirurgjisë abdominale, oftalmologjisë dhe infermierisë.

Kjo është herë e tretë që ekspertët  nga Turqia vijnë në Kosovë për të realizuar operacione të ndërlikuara  për pacientët nga Kosova.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)