Mbahet kongresi i 3-të i reumatologëve të Kosovës
Prishtinë, 3 nëntor - Shoqata e Reumatologëve të Kosovës e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, organizon sot dhe nesër kongresin e 3-të kombëtar të reumatologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Kjo konferencë në të cilën do të marrin pjesë reumatolog përveç nga Kosova edhe nga Shqipëria, Italia, Kroacia, Maqedonia dhe vende të tjera, i fillon punimet të enjtën më 3 nëntor 2016, në ora 09:00 në Hotelin Emerlad në Prishtinë.