Lëshohet në punë lavatorja e rinovuar e QKUK-së
Prishtinë, 10 shkurt - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është bërë përurimi i dy njësive të rinovuara të lavatores, investim i Komandës Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë (US EUCOM).
Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Z. Greig Delawie, koloneli Butts dhe nënkololonel Zubr nga US EUCOM.
Me këtë rast, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK0 dr. Curr Gjocaj, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pacientëve por edhe stafit të SHSKUK, tha se është shumë mirënjohës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posaçërisht, Komandës Ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Evropë (US EUCOM), për investimet dhe përkrahjen e vazhdueshme në QKUK me projektet e deritanishme me mbi 2.5 milion dollarë.
Investimet dhe përkrahja e vazhdueshme e dhuruar nga US EUCOM nëpërmjet Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje, po e lehtësojnë punën e stafit të SHSKUK-së dhe ndikojnë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve në kuadër të SHSKUK-së theksoi drejtori Gjocaj.
Në anën tjetër Ambasadori Delawie, tha se me investimet e bëra nga SHBA, janë krijuara kushte më të mira sanitare dhe mjedis më i mirë i punës, duke rinovuar hapësirat dhe investuar me makina të reja të larjes. Sipas tij, Qeveria Amerikane është e përkushtuar të vazhdojë traditën afatgjate duke ndihmuar popullin e Kosovës.
Ambasadori rikujtoi investimeve e bëra më 2013 në disa klinika të QKUK-së, në vlerë mbi 2 milionë dollarë, e poashtu, investimet e tjera në aparatura me mbi 200.000 mijë dollarë. Ambasadori Delawie, i shoqëruar nga drejtori Gjocaj, por edhe punëtorët e tjerë të QKUK-së, vizituan hapësirat e rinovuara në dy pjesët e lavatores.