Lansohet projekti i Luksemburgut për shëndetësinë e Kosovës
Prishtinë, 20 janar - Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Luksemburgut lansuan sot Programin përkrahës për shëdnetësi (Faza e dytë) KSV 017, i cili ka për qëllim të mbështes zhvillimin e reformës shëndetësore në Kosovë.
Në ceremoninë e lansimit të këtij Programi që u bë sot në MSh, Ministri Imet Rrahmani falënderoi Qeverinë dhe taksapaguesit e Luksemburgut për përkrahjen që i kanë dhënë shëndetësisë kosovare me fazën e parë të Programit KSV 014 dhe kalimin në fazën e dytë të Programit KSV017, që nënkupton përkrahje të madhe për shëndetësinë kosovare në vlerë prej 9.6 milionë eurove (6 milionë të Qeverisë së Luksemburgut dhe 3.6 milionë të Qeverisë së Kosovës, për katër vjetët e ardhshëm.
Lansimi i Programit KSV 017 është vazhdimësi e fazës së parë të bashkëpunimit dhe një kontribut i drejtpërdrejt i taksapaguesve të Luksemburgut dhe atyre kosovarë që përmes bashkëfinancimit të mbështesin reformat në shëndetësinë kosovare, tha Ministri Rrahmani, duke shprehur kënaqësinë që faza e parë e programit është vlerësuar e suksesshme nga ekspertë të pavarur të angazhuar nga Qeveria e Luksemburgut.
Projekti i përkrahjes përmes fazës së dytë, do të ndihmojë në zhvillimin e reformave në shëndetësi dhe ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të MSh-së dhe institucioneve të tjera shëndetësore për planifikim, monitorim, përkrahje për Sistemin e Informimit Shëndetësor dhe orientim bazik do ta ketë ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, tha Ministri Rrahmani.
Programi, bëri të ditur Ministri ka vlerën prej 9.6 milionë eurove, prej të cilave 6 milionë do të jenë mjete të Qeverisë së Luksemburgut dhe 3.6 milionë euro mjete të Qeverisë së Kosovës, që do të shfrytëzohen për katër vjetët e ardhshëm.
Ambasadori i Qeverisë së Luksemburgut, z. Pierre Ëeber tha se është i kanaqur që faza e parë e Programit është përmbyllur me sukses dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë më MSh-në për këtë program të filluar para rreth gjashtë vjetësh.
Duhet të theksohet me këtë rast se reformimi i sektorit shëndetësor është një proces i stërngarkuar, është punë shumë e madhe dhe se pritjet e qytetarëve janë shumë të mëdha, por duhet ditur se reforma nuk mund të zhvillohet vetëm me përkrahjen e një ekipi të jashtëm apo prej MSh-së, por për këtë duhet ta angazhohen të gjithë profesionistët, institucionet e tjera, duhet bashkëpunim edhe nga qytetarët dhe durim i madh, tha Ambasadori Weber.
Reformimi i sektorit shëndetësor në Kosovë do të jetë proces afatgjatë dhe ne do ta përcjellim me projekte këtë proces, tha ai.
Para lansimit të fazës së II të Programit përkrahës për shëndetësinë KSV 014, në një takim të përbashkët MSH-LUX Development u vlerësua faza e parë e Programit, e cila sipas vlerësimeve të pavaruara të ekspertëve të angazhuar nga Qeveria e Luksemburgut, u vlerësua e sukseshshme dhe që ka pasur të bëjë me ngritjen e kapaciteteve, asistencës teknike, pajisjeve për institucione shëndetësore dhe programeve të edukimit profesional.