05 Janar 2025

KUR”Prishtina” dhuron gjak, për të shpëtuar jetë

Prishtinë, 22 janar - KUR”Prishtina” e kryesuar nga kryeshefi ekzekutiv z. Gjelosh Vataj dhe punëtorë të tjerë, gjatë ditës së sotme, janë duke dhuruar gjak në mënyrë vullnetare, duke iu përgjigjur gatishmërisë dhe vullnetit të madh për të ndihmuar të gjithë njerëzit që kanë nevojë për të.

Aksioni për dhurim gjaku ka nisur sot në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Nuk është hera e parë, që punëtorët e kësaj kompanie solidarizohen me njerëzit që kanë nevojë të madhe për gjak.

Këtij aksioni humanitar janë duke iu bashkuar një numër tejet i madh i punëtorëve, duke shprehur dëshirën dhe vullnetin që një ndihmë të tillë ta ofrojnë njëherë në gjashtë muaj. KUR”Prishtina” sh.a. falënderon tërë stafin profesional të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, të cilët treguan gatishmëri që sot të qëndrojnë në zyret e drejtorisë së kësaj kompanie.

Pse duhet dhuruar gjak?

Gjaku është ilaç për të cilin nuk ka zëvendësim të duhur. Ai dhe produktet që fitohen nga ai, gjejnë përdorim të gjerë në shërimin e një numri të madh të të sëmurëve dhe luajnë një rol shumë të çmuar. Gjaku është i domosdoshëm gjatë operacioneve te personat me anemi dhe sëmundje tjera të gjakut, për lehona dhe për shumë gjendje të tjera. Gjaku duhet t’i presë pacientët, e jo pacientët të presin gjakun. Dhurimi i gjakut është akti më i lartë i altruizmit dhe humanizmit. Gjaku nuk mund të prodhohet në laborator, prandaj burimi i vetëm është dhurimi i tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)