08 Janar 2025

Kosova e Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në farmaceutikë

Prishtinë, 16 gusht - Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, me bashkëpunëtorë priti sot në takim Drejtoreshën e Drejtorisë Farmaceutike të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, znj. Shpresa Bello, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në këtë dikaster.

Zëvendësministri Sadiku tha se në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, është më se i nevojshëm një bashkëpunim më konkret mes departamenteve farmaceutike të dy ministrive.

Thellimi i bashkëpunimit në fushën e farmaceutikës do të ishte i mirëseardhur për të dy shtetet në raste të caktuara, kur barnat të cilat ka nevojë urgjente njëri departament, të mbulohet nga departamenti tjetër, tha Zëvendësministri Sadiku.

Znj. Bello, e mirëpriti gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e farmaceutikës, dhe shprehu vullnetin për të punuar në këtë drejtim, që kjo të realizohet sa më mirë që të jetë e mundur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)