Konfirmohen 4 raste me virusin Zika në Britani
Londër, 11 shkurt - Gjatë gjashtë javëve të fundit janë konfirmuar katër raste me virusin Zika në Britaninë e Madhe.
Sipas mediave vendase, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka bërë të ditur se infektimi me virusin Zika është bërë jashtë kufijve të vendit. Ndërkohë, një zyrtare britanike e shëndetësisë thotë se pritet identifikimi i të tjera rasteve.
Jemi të shqetësuar se virusi po përhapet me shpejtësi dhe në shumë vende, duke shkaktuar edhe pasoja shkatërrimtare. Infeksioni është i lidhur me rastet e mikrocefalitit, në të cilat fëmijët lindin me tru të pazhvilluar, shprehen ekspertët.
Që prej muajit tetor të vitit të kaluar, vetëm në Brazil janë rreth 4.000 raste të raportuara me mikrocefalit
Deri më tani nuk ekziston ndonjë vaksinë apo mjekim që mund të luftojë këtë virus.