08 Janar 2025

Klinika e Onkologjisë përfiton donacion në vlerë 294 mijë euro

Prishtinë, 5 qershor - Klinika e Onkologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovë s (QKUK) e cila vepron në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka përfituar një donacion prej 294 000 euro.

Shpend Fazliu zedhënës i Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë së donacioni përmban 200 ampula tastuzumab (Herceptinë R). Ky donacion do të jetë mbështetje në realizimin e mjekimit modern dhe të plotë të këtyre pacientëve.

"Përdorimi i këtij produkti do të ndikoj direkt në ofrimin e vazhdimësisë së mjekimit, përmirësimin e rezultateve e mjekimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve", ka theksuar Fazliu.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) përkatësisht Klinika e Onkologjis, në emër të pacientëve si përfitues direkt dhe në emër të stafit të Klinikës së Onkologjisë si ofrues të shërbimeve dhe pjesë e suksesit të mjekimit, falënderon kompaninë donatore për këtë donacion i cili ka ndikim direkt në jetën e pacientëve, familjarëve dhe shoqërisë.

Klinika e Onkologjisë sipas Fazliut ofron të gjitha modalitetet e mjekimit sistemik (kimioterapinë, hormonoterapinë, target terapinë) dhe mjekimin lokal me radioterapi për të gjithë pacientët e Kosovës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes.

"Brenda një ditë kjo klinikë frekuentohet nga 200-300 pacientë të cilët marrin shërbime të ndryshme si; konsulta, mjekim paliativ, kimioterapi, radioterapi kurative dhe paliative dhe mbetet një nga klinikat më të ngarkuara", ka theksuar Falziu.

Numri i rasteve të reja ka një rritje të lehtë, por kolegjiumi mendon se kjo rritje ka të bëjë me rritjen e diagnostikimit dhe raportimit dhe shumë më pak me rritje reale të rasteve dhe Kosova është vendi me numrin më të vogël të rasteve të reja për një vit në Ballkan dhe Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)