Kina prodhon vaksinën kundër HFMD-së
Pekin, 21 mars - Kina ka prodhuar një vaksinë kundër së ashtuquajturës sëmundje e dorës, këmbës dhe gojës, ose HFMD.
Prodhuesi i vaksinës është Instituti i Biologjisë Mjekësore pranë Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore të Kinës.
Sipas njoftimeve, vaksina ka parandaluar mbi 97 % të personave të testuar nga infektimi me enterovirusin 71, një ndër shkaktarët kryesorë të HFMD-së.
HFMD-i shkaktohet nga një grup enterovirusesh, duke përfshirë EV 71, i cili shkakton komplikacione në zemër dhe mushkëri, që mund të shkaktojnë vdekjen.
HFMD është bërë një nga sëmundjet më të përhapura infektive në Kinë, për shkak të mungesës së vaksinave. Më të prekurit prej saj janë fëmijët nën 5 vjeç.