06 Janar 2025

Ka filluar shpërndarja e vaksinës Pentavax

Prishtinë, 5 prill - Këto vaksina janë të prodhuara na janar të këtij viti, ndërsa pas regjistrimit të tyre, sot ka filluar shpërndarja e tyre dhe janë informuar të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sasia e vaksinave që marrin komunat varet nga kërkesat e tyre. 

Në ditët në vijim, prindërit, në bashkëpunim me njësitë e vaksinimit nëpër QKMF, duhet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me këtë lloj të vaksinës sipas Programit të vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë shpreh kënaqësinë për nivelin e lartë të vetëdijesimit të prindërve për vaksinimin e fëmijëve dhe siguron se Programi i Zgjeruar i Imunizimit të fëmijëve në Kosovë, do të jetë edhe gjatë këtij viti një nga programet më të suksesshme të shëndetësisë kosovare.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)