05 Janar 2025

Janari, muaji i vetëdijesimit mbi kancerin e qafës së mitrës

Prishtinë, 23 janar - Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit prezanton ciklin e Tryezave të Rrumbullakëta me titull: “Diagnostikimi dhe Menaxhimi Protokolar i Sëmundjeve Malinje”.

Me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve në këtë lëmi tejet delikate, konsiderojmë se është koha e duhur që ne si profesionistë të involvuar, të ecim një hap përpara në kuptim të unifikimit  të diagnostikimit dhe menaxhimit të sëmundjeve malinje.

Formati i “Tryezës së Rrumbullakët” ofron mundësi për bashkëbisedim në mes të specialistëve të lëmive të ndryshme, njoftim më të mirë me njëri-tjetrin, mësim nga njëri-tjetri dhe unifikim të protokoleve diagnostike dhe terapeutike brenda mundësive reale të sistemit tonë shëndetësorë.

Tryezat e rrumbullakëta do të organizohen çdo muaj bazuar në kalendarin e vetëdijësimit mbi kancerin (“Cancer Awarenes Calendar”) të Shoqatës Amerikane për Kancer (“American Cancer Society”).

Meqë, muaji janar është muaji i vetëdijesimit mbi kancerin e qafës së mitrës, për këtë qëllim organizohet tryeza e rrumbullakët, sot në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.

Kjo Tryezë organizohet në bashkëpunim me spitalin Liv nga Stambolli, nga i cili tre ekspertë nga fusha e gjineko-onkologjisë, radioterapisë së kancerit të qafës së mitrës dhe kimioterapisë së kancerit të qafës së mitrës do të prezantojnë eksperiencën e tyre në menaxhimin protokolar të kancerit të qafës së mitrës.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë poashtu ekspertë vendor të disciplinave të ndryshme të involvuara në menaxhimin e kancerit të qafës së mitrës nga prevenca, diagnostikimi dhe trajtimi.

Metodologjia e tryezës është në formë të panel diskutimit.

Ky eveniment mbështetet nga Spitali LIV nga Stambolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)