Italia vazhdon përkrahjen për shëndetësi
Prishtinë, 25 janar - Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Izet Sadiku, priti sot në takim Anbasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Andreas Ferrarese, me të cilin biseduan për zhvillimet në shëndetësi dhe bashkëpunimin midis MSh-së dhe autoriteteve italiane në këtë fushë.
Zëvendësministri Sadiku e ka njoftuar Ambasadorin Ferrarese për funksionalizimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të projektit italian mbështetës për shëndetësinë në Kosovë, kryerjen e mbi tridhjetë operacioneve në zemër aty dhe për angazhimet për fuqizimin e shërbimit.
Gjithashtu, në takim është biseduar edhe për projektet e tjera të përbashkëta midis Kosovës e Italisë në shëndetësi dhe mundësinë e nënshkrimit të një Marrëveshjeje të re bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi, që do ti hapte rrugë edhe bashkëpunimit të drejtpërdrejt të MSh-së me regjione të ndryshme të Italisë për fushat
me interes reciprok.
Zëvendësministri Sadiku ka falënderuar Ambasadorin italian për përkrahjen e Qeverisë së Italisë për shëndetësinë në Kosovë, ndërkohë që gjatë takimit janë trajtuar edhe aspekte të bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë publike, emergjencave mjekësore, etj.