IKSHP anëtar i Rrjetit të EJL për sigurinë e ushqimit
Zagreb, 30 tetor - Një delegacion i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) po merr pjesë në mbledhjen e përbashkët të 12 shteteve të Evropës Juglindore në Zagreb, ku të enjten u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit për themelimin e Rrjetit të Evropës Juglindore për sigurinë e ushqimit dhe kontrollin e kualitetit, me të cilin Kosovës i hapen dyert evropiane të marrjes së fondeve në hulumtimin e sigurisë së ushqimit, investimin në diagnostikimin e ushqimit të shëndoshë dhe parandalimin e sëmundjeve jo-ngjitëse kronike.
IKSHPK me këtë ngrit edhe më lartë shkallën e sigurisë së ushqimit dhe kontrollin e kualitetit, duke pasur parasysh se laboratorët e saj, janë të akredituar me standardet evropiane ISO 9001 dhe 17025.