08 Janar 2025

I dënuari për korrupsion udhëheq etikën e Spitalit

Prishtinë, 20 qershor - Ish-kryeinspektori i Shëndetësisë, Zef Komani, ishte dënuar me burg në vitin 2012 për korrupsion, por, ai tash udhëheq Komisionin Etik Profesional të Spitalit të Gjakovës, që edhe vetë e pranon se duhet të udhëhiqet nga persona me kredibilitet personal.

Ndonëse ishte dënuar për korrupsion me një vit e tetë muaj burg, ish-kryeinspektori i Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, Zef Komani, është emëruar drejtues i Komisionit Etik në Spitalin e Gjakovës.

Bëhet fjalë për Komisionin Etik Profesional të këtij spitali, që edhe vetë Komani e thotë se duhet të udhëhiqet nga njerëz me kredibilitet personal.

Ky Komision ka për mandat sigurimin e udhëheqjes etike-morale të profesionistëve shëndetësorë gjatë ushtrimit të pavarur të profesionit shëndetësor dhe propozon masa ndëshkuese në rastet e kequshtrimit të profesionit.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)