06 Janar 2025

Hyjnë në fazën përfundimtare punimet në Objektin e ri të QKMF-së

Kaçanik, 25 mars - Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, i shoqëruar nga Diana Reka- Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (SHMS), Fatos Koxha- Drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe Ramadush Osmani- Drejtor i Shërbimeve Publike, vizituan objektin në ndërtim e sipër te Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Drejtoresha e SHMS Diana Reka tha se punimet në objektin e ri të QKMF-së tashmë kanë hyrë në fazën finale dhe së shpejti do të fillohet me shërbime mjekësore në këtë objekt, ndërsa tha se punimet janë duke vazhduar sipas dinamikës dhe se gjithçka është duke u punuar sipas standardeve të parapara.

Objekti i tipit P+1 me sipërfaqe të përgjithshme prej 2400 metrash katror është duke u ndërtuar me bashkëfinancim të Komunës së Kaçanikut, Ministrisë së Shëndetësisë, Ambasadës së Luksemburgut dhe Caritasit të Luksemburgut. Sipas Kontratës së nënshkruar do të investohet shuma prej 1,245,000 euro prej të cilave Komuna do të dhuroj 350,000 euro, Ministria e Shëndetësisë shumën prej 650,000 euro, Caritasi 200,000 euro dhe ambasada e Luksemburgut do të participoj me 45,000 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)