06 Janar 2025

Helicobacter pilori

Visar Zekaj


Helicobacter pilori është një mikroorganizëm i cili gjendet kudo  dhe është prezent në afro 50% të popullsis globale.

Infeksioni kronik me Helicobacter pilori shkakton ndryshime atrofike dhe metaplastike ne lukth,si  dhe prania e tij  lidhet me paraqitjen e ulçeres peptike ( I thatit në lukth apo në zorrën dymbëdhjetgishtore). Rruga më e zakonshme e infeksionit me Helicobacter pilori është me rrugë orale-orale dhe rrugë fekalo-orale.

Zakonisht infeksioni me H.Pilori ka një paraqitje të njejtë si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Është më e shprehur tek popullsia Latine dhe më pak e shprehur tek personat e racës së bardhë. Femrat dhe fëmijët kanë një incidenc më të lartë për riinfeksion 5-8% në krahasim me të rriturit.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e infeksionit me H.Pilori ?
Në përgjithësi pacientët e infektuar me H.Pilori janë asimptomatik dhe nuk përshkruhen shenja tipike klinike.
Kur shenjat dhe/ose simptomat janë prezente mund të pëfshihen si në vijim:
Nauzea ( mundim dhe ndjenja për të vjellur),
Vjellje,
Dhembje barku,
Ndjenja e djegesimit të gjoksit,
Barkqitje,
Ndjenje e urise në mengjes,
Erë e rëndë e gojës.

Si bëhet diagnostifikimi i H. Pilorit ?
Analizat laboratorike:
Tek pacientët e dyshimt per H.pilori, analizat e meposhtme laboratorike ndihmojne ne diagnostifikim:
-Testi I antigjenit te H.Pilorit ne feces : shumë specific (98%) dhe senzitiv ( 94%); rezultate positive fitohen ne stadet fillestare te infekcionit me H.Pilori; kjo forme e testimit perdoret edhe për të detektuar eradikimin pas trajtimit.
-Karbon-13 testi I ureazes me frymë: Koncentrimi I karbonit te markuar eshte I larte vetem nese eshte presente ureaza ne lukth, reaksion ky I mundshem vetem me rastin I infeksionit me H.Pilori.
-Serologjia e H.Pilorit: Specifitet dhe sensitivitet te larte ( >90%); I vlefshem per detektimin e pacienteve te infektuar rishtasi por jo I vlefshem per te percjellur pacientet e trajtuar.
Antibiogrami: I vlefshem ne zonat gjeografike me rezistence te larte ne Metronidazol dhe klaritromicin , keta antibiotic nuk duhen rekomanduar si barn ate linjes se pare te trajtimit ne keto zona.

Cilat semundje shkaktohen nga infeksioni me H.Pilori:
Nga infeksioni me H.Pilori shkaktohen:
Gastriti kronik
Gastriti atrofik
Metaplasioni intestinal: qe munde te kaloje ne displazion
Adenokarcinoma e lukthit :që duhet të percillet me ultrazë dhe me esofagogastroduodenoskopi tek pacientet me MALToma per qellime te stadifikimit préciz te semundjes.

Cili është roli i imazheris në diagnostifikimin e H.pilorit ?
Imazheria diagnostike nuk na ndihmon shumë për diagnostifikim të H.Pilorit por që mund të na ndihmoj tek pacientët me komplikime ( Sëmundja ulçeroze,kanceri I lukthit, MALT-omat).
Endoskopia e siperme :e domosdoshme tek pacientet me simptome të sëmundjes ulçeroze për të pare dëmtimet mukozale të lukthit dhe duodenumit. Marrja e biopsies na ndihmon për përcaktimin histologjik të proceseve patologjike në mukozën e lukthit dhe duodenumit. Ekoendoskopia ju bëhet pacientëve me biopsy positive për MALT-omat gastrike dhe për stadifikimin e sakt të sëmundjes.

Si të trajtojmë infeksionin me H.Pilori ?
Trajtimi bëhet vetem tek pacientët me rezultate positive për H.Pilori. E rëndesishme është të kemi parasysh rezistencën e mundshme të antibiotikeve për përcaktimin e trajtimit.
Ekzistojn skema të ndryshme për trajtimin I infeksionit me H. Pilori , e ato janë :
Një inhibitor I pompës protonike ( Omeprazol,Pantoprazol, Esomeprazol,Lansoprazol)+ dy antibiotic ( Amoksicilin +Klaritromicin ) nga 7 deri 14 ditë.
Skemë tjetër është : Nje IPP+ Amoksicilina+Metronidazol ose Klaritromicinë+Metronidazol. Skemë tjetër: Bizmuth salycilate+Metronidazol+Tetracycline për 14 ditë.Skemë tjeter është : IPP+Levofloksacin+Amoksicilin për 7-14 ditë. 
Gjatë trajtimit për eradikimin e H.Pilorit mund të paraqiten efekte anësore siq janë: mundim,shije e metalit në gojë, skuqje lëkurore, vjellje ose barkqitje në këto raste ndërpritet trajtimi dhe mjekohen simptomet e paraqitura.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)