Haradinaj dhuron gjak
Prishtinë, 14 qershor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhuruar sot në gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.
Haradinaj ka thënë se dhurimi i gjakut është më shumë se sa kulturë.
Me kolegët e mi nga AAK-ja në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut. Më e pakta që mund të bëjmë në një ditë si kjo është të japim diçka nga vetja për ata mijëra pacientë, që iu ndodhë të varen nga gjaku i dhuruar! Por kjo është vetëm një ditë, ndërkaq nevoja për gjakun e dhuruar është e përditshme. Më gëzoj fakti që paqeruajtësit ndërkombëtarë në Bondsteel, ishin përgjigjur në numër të madh dhurimit të gjakut. Dhurimi i gjakut është më shumë se sa kulturë. Është ta ndihmosh tjetrin pa e njohur!, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në Facebook.