08 Janar 2025

HANDIKOS organizon punëtorinë në Kaçanik

Kaçanik, 21 qershor - Shoqata HANDIKOS në bashkëpunim me Forumin e OJQ-ve të Komunës së Kaçanikut (FOJK), organizuan punëtorinë për hartimin e Planit të Veprimit për qasje fizike të personave me nevoja te veçanta në Komunën e Kacanikut.


Takimin e hapi Kjani Sallahu kryetar i FOJK-ut, i cili tha se kjo punëtori ka për qëllim hartimin e planit, që do të ndihmonte në krijimin e kushteve më të mira për personat me aftësi të kufizuara përmes krijimit të qasjes më të lehtë nëpër të gjitha institucione publike.

Nga ana tjetër koordinatorja e HANDIKOS-it në Kaçanik Elmihane Malsiu tha se ky aktivitet është pjesë e projektit “Qasje për të gjithë”, i cili implementohet nga Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve “HandiKos”, në Kaçanik, në bashkëpunim me Forumin e Organizatave Joqeveritare të Kaçanikut (FOJK), ndërsa është financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të mekanizmave relevantë institucionalë, profesionalë dhe nga shoqëria civile, të cilët gjatë punës në grupe kërkuan më shumë qasje dhe hapësira për personat me aftësi të kufizuara si në objektet shkollore, nëpër rrugë e trotuare dhe në objektet shëndetësore dhe nëpër objektet institucionale publike.
Kjo punëtori kishte për synim bashkimin e potencialit të përbashkët për hartimin e strategjisë dhe politikave të nevojshme në përputhje me kërkesat adekuate për përmirësimin e kushteve të personave me aftësi të kufizuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)