05 Janar 2025

Greva e kardiologëve kundër vlerave për një shoqëri pa korrupsion

Prishtinë, 30 janar - Instituti Demokratik i Kosovës konsideron se greva e kardiologëve të QKUK për t'i kundërshtuar hetimet e zgjeruara të prokurorisë në rastin e dyshuar për korrupsion, i njohur si rasti ‘’Stentat’’ është në kundërshtim me normat dhe vlerat për një shoqëri pa korrupsion.

Gjithashtu sipas KDI-së veprimi i kardiologëve bie ndesh me betimin e hipokratit dhe në asnjë rrethanë nuk lehtëson shërbimin ndaj pacientëve por përkundrazi rrezikon kualitetin dhe shërbimin për pacientët.
 
Vetë korpusi i mjekëve, si një ndër shtresat më të edukuara të shoqërisë duhej të përkrahte hetimin dhe gjykimin e pretendimeve për mitmarrje dhe përfshirje në një sistem korruptiv.
 
Qytetarët që kanë nevojë për shërbime të klinikës kardiologjike nuk duhet të bartin pasojat e lojës ping-pong me deklarata mes kardiologëve dhe prokurorisë.

Prandaj sipas KDI-se kardiologët duhet të ndërpresin grevën dhe bojkotimin e t\'i ofrojnë të gjitha kapacitetet dhe resurset në shërbim të pacientëve, dhe në anën tjetër nuk duhet të ndërhyjnë dhe ushtrojnë presion në punën e prokurorisë së shtetit. Kërkesat për takime me ministra janë tentativa  për ndërhyrje politike dhe nuk duhet të përdoren për të ushtruar ndikim politik mbi organet e drejtësisë.
 
Njëkohësisht, Prokuroria e Shtetit duhet të mbajë përgjegjës zyrtarët të cilët ‘rrjedhin’ dokumente konfidenciale që mund të konsiderohen si shantazh nga ana e kardiologëve. Në kohën kur në Kosovë, emrat e vrasësve të shumëfishtë në publik plasohen përmes inicialeve, emrat e kardiologëve janë publikuar në tërësi. Rrjedhja e dokumentit të aktakuzës duket e qëllimshme dhe personat që kanë rrjedhur këtëinformacion nga zyra e Prokurorit të Shtetit duhet të mbajnë përgjegjësi. Pikërisht kjo rrjedhje ka dëmtuar besimin në Prokurori të pavarur që ka synim të mbajë përgjegjës shkelësit e ligjit.
 
Prokuroria e Shtetit duhet  të sqarojnë se pse nuk është ngritur asnjë aktakuzë që nga viti 2014 kur kanë filluar hetimet, por vetëm zgjerohet rrethi i të hetuarve. Ky rast duhet të hetohet dhe gjykohet sa më shpejtë në mënyrë që të korruptuarit të marrin dënimin e merituar dhe të përfolurve ndaj të cilëve nuk ka prova tu pastrohet emri.
 
Sipas Bankës Botërore, qytetarët e Kosovës mesatarisht kanë pesë vite më pak jetëgjatësi se qytetarët e vendeve të rajonit, dhe 10 vite më pak se qytetarët e BE-së për si pasojë e sektorit të dobët të shëndetësisë. Kjo statistikë edhe një herë tregon që qytetari asnjëherë nuk është prioritet për t’i ofruar shërbime kualitative shëndetësore.
 
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK), beson në një Kosovë ku qeveria, bizneset, shoqëria civile dhe jeta e përditshme e qytetarëve janë të lira nga korrupsioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)