Gratë e AAK-së në vizitë pacientëve të Nefrologjisë
Prishtinë, 7 prill - Disa nga aktivistet e Aleancës së Gruas së Kosovës, sot me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë, ka qëndruar për pak kohë në Repartin e Nefrologjisë në Prishtinë, për të parë trajtimin e të sëmurëve aty, por edhe nëse AAK, mund të bëjë cfarëdo qoftë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në këtë repart.
Kryetarja e AGK-së, zonja Magbule Shkodra me koleget e saj, janë shprehur të kënaqur me rregullin dhe kushtet e këtij reparti të rëndësishëm.
Dita Botërore e Shëndetësisë këtë vit i dedikohet luftës kundër diabetit. Pacientet e hemodializës përveç problemeve tjera ballafaqohen gjithashtu edhe me njërën prej sëmundjeve të rënda, diabetin, që kërkon trajtim të profesional.
Në këtë repart, ka një kujdes dhe përkushtim të stafit të mjekëve dhe stafit mbështetës, por edhe kushte deri diku të mira, për trajtimin e pacientëve.