Fillon Simpoziumi i 7 Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore
Prishtinë, 6 tetor - Organizuar nga BPrAL qeap-heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri fillon sot simpoziumi i VII-të ndërkombëtar i shkencave shëndetësore me temë Shëndetësia e Avancuar - Klienti në Qendër.
Në kuadër të Simpoziumit sot, më datën 6 dhe nesër më 7 tetor, do të organizohen edhe dy tryeza të rrumbullakëta me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë me temat:
- Rritja e kompetencave të punës përmes migrimit të qarkullueshëm në sektorin e shëndetësisë, sot, data 6 tetor, 2016 ora 10:15 në Swiss Diamond Hotel (shih agjenden e bashkangjitur)
- Zbatimi i profileve te punës/standardit profesional , neser, data 7 tetor, 2016 ora 11:00 Swiss Diamond Hotel (shih agjenden e bashkangjitur)
Ndryshe, simpoziumi i VII-të Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore edhe këtë vit është akredituar nga Ministria e Shëndetësisë dhe për pjesëmarrje aktive mirren 10 ECTS dhe për pjesëmarrje pasive mirren 8 ECTS.
Instituti i Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri (IEJL ASHI) u themelua me qëllim të ballafaqimit dhe gjetjes së zgjidhjeve karshi çështjeve dhe problemeve urgjente në fushën e shëndetësisë dhe infermierisë në vendet e Evropës Juglindore.
Pjesëmarrjen në Simpoziumin e VII-të Ndërkombëtar të Shkencave Shëndetësore, e kanë konfirmuar ekspertë të njohur ndërkombëtarë nga shkencat shëndetësore dhe sociale.