09 Janar 2025

Fillimi i sigurimeve shëndetësore të jete sa me i kompletuar

Prishtinë, 9 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar takimin e radhës me përfaqësuesit e dikastereve qeveritare dhe institucioneve ndërkombëtare të përfshira në procesin e përgatitjes për fillimin e aplikimit të sistemit publik të sigurimeve shëndetësore.

Në takim, ishin të pranishëm ambasadori i Zvicrës, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut, përfaqësuesit e Bankës Botërore, dhe ministrat e Shëndetësisë, i Administrates Publike, i Punës e Mirëqenies Sociale, si dhe përfaqësuesit e mekanizmave tjerë kompetent shtetëror.

Gjatë takimit, u shkëmbyen informatat për përgatitjet e deritashme për fillimin a implementimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.

Kryeministri Isa Mustafa ka ritheksuar kërkesën për angazhim maksimal që ky proces të jetë sa më  i kompletuar në të gjitha dimensioned, si dhe afate konkrete për përmbushjen e obligimeve, duke pas parasysh rëndësinë që ka për shëndetësinë në Kosovë.

Të pranishmit, theksuan përkushtimin e plotë për kompletimin e të gjitha aspekteve ligjore, infrastrukturore dhe administrative në këtë process.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)