09 Janar 2025

Diskutojnë për fuqizimin e kujdesit parësor shëndetësor të Gjakovës

Prishtinë, 9 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot kryetaren e Gjakovës,  znj. Mimoza Kusari me të cilën biseduan për mundësitë e fuqizimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor përmes projekteve të përbashkëta.

Në këtë takim, znj. Kusari e ka njoftuar Ministrin Rrahmani me angazhimet që Komuna është duke i bërë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore me theks në angazhimet për ngritjen e një Qendre Kryesore të re të Mjekësisë Familjare,  ku kontributi i Ministrisë dhe donatorëve do të ishte i nevojshëm.

Ministri Rrahmani ka theksuar se MSh ka ndihmuar komunat përmes projekteve të ndryshme në fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe do të angazhohet që edhe Komuna e Gjakovës të jetë pjesë e realizimit të projekteve të përbashkëta.

Në takim është biseduar edhe për çështje të tjera në të cilat nivelet e ndryshme të Kujdesit Shëndetësor do ta ndihmonin njëri-tjetrin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)