08 Janar 2025

Diskutohet për etikën profesionale gjatë punës me fëmijë

Prishtinë,  1 qershor - Me diskutime rreth etikës profesionale gjatë punës me fëmijë, në QKUK,  është shënuar 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Me këtë rast, fëmijët kanë  përcjellë mesazhet e tyre për  ruajtje të privatësisë, të drejtën për të marrë shërbime shëndetësore kualitative,  të drejtën për marrje të informacioneve dhe mesazhe të tjera që në thelb kanë mbrojtjen  dhe trajtim shëndetësor dhe  etikën profesionale.

Me këtë rast, dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) tha se QKUK si një nga njësit më të mëdha organizative dhe funksionale e SHSKUK -së,  ka shërbime të veçanta që punojnë dhe ofrojnë shërbime shëndetësore për fëmijët, si  Klinika e Pediatrisë, shërbimi apo Psikiatria e Fëmijë dhe Adoleshentëve, Klinika e Kirurgjisë Pediatrike, përkujdesja për të porsalindurin - Klinika e Neonatologjisë  dhe të tjera.

Sipas tij, QKUK si institucioni më i madh shëndetësor në vend  ka trajtuar një  numër të madh të fëmijëve gjatë vitit 2015 edhe njëjtë po vazhdohet edhe këtë vit. Në vitin 2015 në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme  kishte 22 804 fëmijë të lindur.

 Nga raporti i Klinikës së Pediatrisë për vitin 2015 rezulton se ka pasur 5 907 fëmijë të shtrirë për trajtim,  19 074 vizita ambulantore apo shërbime tjera.  Në  Kirurgji  Pediatrike ka pasur 1 837 të shtrirë spitalor nga të cilët 1, 432 fëmijë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike vetëm në këtë klinikë,  janë kryer 8 024 vizita vizita ambulatore, në Klinikën e Neonatogjisë ka pasur  gjithsej 10,416 fëmijëtë shtrirë pas lindjes.

“Në SHSKUK po punohet  që maksimalisht të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore për çdo fëmijë në nevojë për shërbim shëndetësor, natyrshëm që pas këtyre investimeve do të jemi në gjendje të ofrojmë  standarde të larta që dukshme do ndikojnë në ngrirje të cilësisë dhe performances së institucionit tonë ”  shpjegoi drejtori Gjocaj.

Ai tha se etika profesionale gjatë punës me fëmijë është një nga indikatorët shumë të rëndësishëm që i kontribuon cilësisë dhe performances së mirë institucionale derisa   mund të ketë raste kur eventualisht mund të ketë ankesa në këtë drejtim, por ketë çështje t’i aktualizojmë si çështje kyçe, sepse do jetë indikator shumë i rëndësishëm.

Dr. Ibrahim Rudhani, prodekan i Fakultetit të Mjekësisë, tha se  Ligji për Shëndetësi, por edhe Konventat për të Drejtat të Njeriut, garantojnë trajtim të barabartë edhe për fëmijët.  Është fati madh që profesionistët shëndetësor që punojnë me fëmijë kanë pasur dhe kanë fatin të ndjekin kurse për ngritje dhe edukim të vazhdueshëm shëndetësor.

Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë do të ofrojë gjithë përkrahjen profesionale të kuadrit arsimor në mënyrë që etika profesionale gjatë punës më fëmijë të jetë në nivelin e duhur.

ZBesim Kodra nga Shoqata për të Drejtat  e Pacientëve tha se vëmendje  dhe fokus i veçantë i  është  kushtuar ankesave që vijnë për trajtimin e fëmijëve, ngase bëhet fjalë për moshën e re që është shumë  e ndjeshme.  Sipas tij, ka pasur raste që janë paraqitur në Shoqatë dhe jo gjithherë respektohet apo ka etikë të lartë gjatë trajtimit.

Ai tha se duhet punohet që të eliminohen  këto dobësi dhe të ngritet në vazhdimësi niveli i etikës  në punë me fëmijë, në mënyrë që kur të fillojë aplikimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore të mos ketë telashe me  kontraktim të shërbimeve.

Shkumbin Gashi nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim, theksoi se organiziata i është bashkëngjitu këtij organizimi meqë ka për qëllim mirëqenien sociale dhe psikologjike të fëmijëve. 

“Ky organizim është një hap i duhur, duhet bashkëpunim ndërinstitucional dhe qasje gjithëpërfshirëse  si shtet që jemi në tranzicion,  është një hap i  parë që të drejtat e  fëmijëve të  avancohen  dhe zhvillohen  në mënyrë të shëndetshme” përfundoi ai.

Dr. Mimoza Shahini, psikiatre e fëmijëve dhe shefe e shërbimit të psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve  prezantoi fakte  dhe hulumtime shkencore që lidhen me respektimin e etikës profesionale gjatë punës me fëmijë, duke ilustruar edhe me shembuj konkret nga ballafaqimi i profesionistëve shëndetësore më fëmijët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)