09 Janar 2025

Diskutohet bashkëpunimi mes SHSKUK dhe QKU te Rijekës

Prishtinë, 3 nëntor - Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Curr Gjocaj, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Rijekës së Kroacisë.

Në këtë takim, është diskutuar mundësia e fillimit të bashkëpunimit të dyanshëm, sidomos në përgatitjen dhe trajnimit profesionalë  të stafit.

Në këtë takim, drejtori Gjocaj, njoftoi Dr. Davor Štimac, drejtor i QKU në Rijekë,  në lidhje me punën, sfidat, sukseset, por edhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet QKUK dhe tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, duke kërkuar nga ai që të ndihmohet sidomos në fushën e trajnimeve profesionale.

Drejtori Štimac, u shpreh i interesuar për nisjen e një bashkëpunimi konkret duke premtuar se eksperiencën e tyre do të ndajnë me kolegët e Kosovës. 

Ai i dorëzoi drejtorit Gjocaj një botim informuar në lidhje me QKUK -Rijekës dhe shërbimet që ofrohen në të.

Të dy palët u pajtuan që pas identifikimit të nevojave të filloj bashkëpunimi konkret ndërmjet QKUK Kosovë dhe QKU të Rijekës së Kroacisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)