Deputetja Brovina viziton repartin e Hematologjisë në QKUK
Prishtinë, 27 shtator - Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se kryetarja e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, zonja Flora Brovina do ta vizitojë repartin e Hematologjisë në QKUK, dhe do të takohet me drejtorin e këtij reparti, Shemsedin Sadiku.
Qëllimi i vizitës është njohja për së afërmi me punën, nevojat dhe problemet e këtij reparti.