05 Janar 2025

Brazili shpërndan 220,000 trupa në luftën kundër virusit Zika

Rio de Zhanerio, 26 janar - Qeveria e Brazilit ka bërë të ditur se do të shpërndajë 220,000 trupa në luftën e saj kundër virusit Zika.

Ushtarët do të shkojnë nga shtëpia në shtëpi për të shpërndarë fletushka në lidhje me masat që duhet ndërmarrë për të shmangur përhapjen e virusit, i cili rrjedh nga mushkonja.

Si pasojë e këtij virusi, Brazili ka thënë se numri i foshnjave të lindura me mikrocefali të dyshuar, apo koka jonormale të vogla, ka arritur në afro 4,000 qysh në muajin tetor.

Asnjë vaksinë apo trajtim nuk është ende në dispozicion.

Brazili është nën presion, pasi atje sivjet mbahen Lojëra Olimpike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se virusi Zika ka gjasa të përhapet në të dyja Amerikat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)